Yuri Kim jep lajmin e mirë , zgjatet vlefshmëria e vizave amerikane

Yuri Kim jep lajmin e mirë , zgjatet vlefshmëria e vizave amerikane

Teksa festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, njoftoi një vendim shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që vizitojnë Amerikën. Kim dha “lajmin e mrekullueshëm” se duke filluar nga data 1 prill, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi, do të

Teksa festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, njoftoi një vendim shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që vizitojnë Amerikën.

Kim dha “lajmin e mrekullueshëm” se duke filluar nga data 1 prill, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi, do të zgjatet nga 3 në 10 vjet. Gjithashtu, Kim përmendi se ky vendim është një lehtësim për shqiptarët që duan të vizitojnë të afërmit e tyre në Amerikë.

“Kjo do të thotë se nëse jeni një qytetar shqiptar që merr një vizë turistike apo biznesi, më 1 prill ose më pas, viza juaj do të jetë e vlefshme për 10 vjet, jo vetëm 3. Ju do të keni mundësi të shkoni dhe të vini në SHBA në bazë të ligjeve dhe rregullave përkatëse, pa pasur nevojë ta rinovoni deri në vitin 2032”, tha ambasadorja Kim.

Nur Karik

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar