Yndyrnat e avokados të dobishme për shëndetin

Yndyrnat e avokados të dobishme për shëndetin

Nëse jeni në dilemë a duhet të konsumoni avokado për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë në yndyrë na lejoni t’ju ndihmojmë. Është e vërtetë, avokadot janë shumë të pasura në yndyrë, por kjo yndyrë përbëhet nga acide lyrore të pangopura të cilat janë të ngjashme me ato të vajit të ullirit. Këto acide

Nëse jeni në dilemë a duhet të konsumoni avokado për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë në yndyrë na lejoni t’ju ndihmojmë.

Është e vërtetë, avokadot janë shumë të pasura në yndyrë, por kjo yndyrë përbëhet nga acide lyrore të pangopura të cilat janë të ngjashme me ato të vajit të ullirit. Këto acide lyrore janë të dobishme  për të mbrojtur zemrën dhe për të përmirësuar profilin e yndyrnave (kolesterolit dhe treglicerideve).

Studimet tregojne se edhe individët që janë në dietë dobësimi mund të konsumojnë avokado dhe akoma të arrijnë rënien e dëshiruar në peshë. Shoqata Amerikane e Zemrës propozon që të zëvendësojmë sa më shumë yndyrnat e ngurta si gjalpi dhe margarinat me avokado.

Sipas studimeve, avokadot përmbajnë disa fitokimikate të cilat gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Pra, mbani mend se jo të gjitha yndyrnat janë të dëmshme dhe se mund të shijoni ushqime të yndyrshme si avokado çdo ditë nga pak.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar