Xherdan Shaqiri : “ Ky vit akoma më i vështirë për Bajern”

Xherdan Shaqiri : “ Ky vit akoma më i vështirë për Bajern”

‘‘Nuk ka për të qenë e lehtë por ne jemi ne jemi skuadra më e mirë dhe duhet ta tregojmë këtë”. Kështu ka deklaruar Xherdan Shaqiri duke folur mbi kampionatin e ardhshëm për Sport 1. Shaqiri ka thënë se Bajern Munih do ta ketë më të vështirë këtë vit që të përsërise suksesin e sezonit

‘‘Nuk ka për të qenë e lehtë por ne jemi ne jemi skuadra më e mirë dhe duhet ta tregojmë këtë”. Kështu ka deklaruar Xherdan Shaqiri duke folur mbi kampionatin e ardhshëm për Sport 1.

Shaqiri ka thënë se Bajern Munih do ta ketë më të vështirë këtë vit që të përsërise suksesin e sezonit të mëparshëm 2012-2013

Djemtë e Guardiolës u mundën 4-2 nga Borusia Dortmund në finalen e Supërkupës së Gjermanisë, një ndeshje ku lujti edhe sulmuesi shqiptar me pasaportë Zviceriane.

Shaqiri ka thenë se përforcimet që ka bërë rivalja kryesore për titull do ta bëjnë më të veshtirë mbrojtjen e titullit. “Skuadrat e tjera janë forcuar shumë në këtë merkato verore dhe ne e dimë që nuk ka për të qënë e lehtë por ne duam të fitojmë çdo gjë si në Gjermani ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”

“Nuk  mund të bazohesh shumë në ndeshjet e sezonit të kaluar, edhe pse sigurisht ne nuk duam te humbasim. Ajo që ka rendësi është të nisim sa më mirë sezonin dhe të marrin pikë si vitin e shkuar,’’ka përfunduar  Shaqiri.

/Blerand Ismaili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar