Xhamajka refuzon të luajë miqësoren me Kosovën

0

Skuadra përfaqësuese e Kosovës po has në vështirësi për të gjetur një kundërshtar për ndeshjen miqësore të parashikuar për t’u luajtur më 5 mars. Mediat vendase raportojnë se Xhamajka ka refuzuar ftesën, pavarësisht se më parë kishte rënë dakord për zhvillimin e ndeshjes.
Arsyeja kryesore e moszhvillimit të ndeshjes me Xhamajkën mendohet se është ajo financiare, pasi pretendimet e palës kundërshtare ishin shumë të larta për t’u përballuar nga ana e FFK-së. Mediat kosovare bëjnë të ditur gjithashtu, se është refuzuar zhvillimi i një takimi me përfaqësuesen e Kenias, ndërsa ka nisur menjëherë puna për gjetjen e një kundërshtari për datën e lirë të programuar nga FIFA për miqësore në muajin mars.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here