Skuadra përfaqësuese e Kosovës po has në vështirësi për të gjetur një kundërshtar për ndeshjen miqësore të parashikuar për t’u luajtur më 5 mars. Mediat vendase raportojnë se Xhamajka ka refuzuar ftesën, pavarësisht se më parë kishte rënë dakord për zhvillimin e ndeshjes. Arsyeja kryesore e moszhvillimit të ndeshjes me Xhamajkën mendohet se është ajo
Skuadra përfaqësuese e Kosovës po has në vështirësi për të gjetur një kundërshtar për ndeshjen miqësore të parashikuar për t’u luajtur më 5 mars. Mediat vendase raportojnë se Xhamajka ka refuzuar ftesën, pavarësisht se më parë kishte rënë dakord për zhvillimin e ndeshjes.
Arsyeja kryesore e moszhvillimit të ndeshjes me Xhamajkën mendohet se është ajo financiare, pasi pretendimet e palës kundërshtare ishin shumë të larta për t’u përballuar nga ana e FFK-së. Mediat kosovare bëjnë të ditur gjithashtu, se është refuzuar zhvillimi i një takimi me përfaqësuesen e Kenias, ndërsa ka nisur menjëherë puna për gjetjen e një kundërshtari për datën e lirë të programuar nga FIFA për miqësore në muajin mars.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *