Xhaka e Shaqiri: Jemi Kuqezinj, në Tiranë na pret ferri

Dyshja e talentuar shqiptare e Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, po mendojnë që tani për duelin që përfaqësuesja helvetike do të zhvillojë ndaj Shqipërisë në “Qemal Stafa” në muajin tetor, një ndeshje mjaft e rëndësishme për skuadrën tonë kombëtare dhe për vetë zviceranët, në kuadër të përballjeve kualifikuese për Botërorin e ardhshëm, grupi E.

Dyshja e talentuar shqiptare e Zvicrës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, po mendojnë që tani për duelin që përfaqësuesja helvetike do të zhvillojë ndaj Shqipërisë në “Qemal Stafa” në muajin tetor, një ndeshje mjaft e rëndësishme për skuadrën tonë kombëtare dhe për vetë zviceranët, në kuadër të përballjeve kualifikuese për Botërorin e ardhshëm, grupi E.

Edhe pse luajnë kundër skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë, Xhaka, dhe Shaqiri besojnë se kjo nuk e zbeh vlerën e tyre dhe se ata ndihen njësoj si lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë për Shqipërinë, pavarësisht se në këtë rast janë me ngjyra të kundërta e kundërshtarë të ashpër në fushën e lojës.

Duke folur për gazetën zvicerane “Blick”, dyshja Shaqiri-Xhaka shprehen se dueli midis Zvicrës e Shqipërisë që do të zhvillohet në muajin tetor në Tiranë, do të jetë një nga përballjet e tyre më emocionuese në karrierë. Ata kurrë më parë nuk kanë luajtur në Shqipëri, por nisur nga tifozeria e shumtë që ishte prezente në ndeshjen e parë në Zvicër, nuk kanë pikë dyshimi se stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” nuk do të jetë shumë miqësor me ta dhe se tifozeria e zjarrtë kuqezi do t’i “keqtrajtojë” me fyerje dhe presione të vazhdueshme.

“Ne na pret një situatë jo e mirë në Tiranë. Kemi fituar ndeshjen e parë dhe në Tiranë Shqipëria do të tentojë fitoren, qoftë dhe me një forcë të brendshme që vjen nga inati i shumë sportdashësve në Shqipëri për zgjedhjen ë kemi bërë ne shqiptarët zviceranë. Futbolli ynë është profesionist dhe ne kemi kërkuar që të respektohemi për këtë gjë, por e dimë se atje na pret ferri. E gjithë skuadra zvicerane do të jetë e urryer, në veçanti ne lojtarët me origjinë shqiptare. Unë kam shumë miq në Kosovë, por atje na kritikojnë vazhdimisht për zgjedhjen që kemi bërë. Ndoshta Behrami ka më shumë probleme për shkaqet që dihen, por ne nuk presim të na bëjnë një pritje të mirë. Edhe pse ndihemi me zemër kuqezinj, e dimë se në Tiranë do të jemi nën një presion serioz”, u shpreh Granit Xhaka.

Ndërsa Xherdan Shaqiri është se : “Dëshirojmë që të kualifikohet Zvicra pasi kualifikimi në Botëror është një objektiv madhor yni. Por me zemër duam që të kualifikohet dhe Shqipëria dhe ajo ka shanse reale për vendin e dytë dhe për “play-off”-in.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar