Wollfarth përfundon mandatin

Wollfarth përfundon mandatin

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth,  përfundoi mandatin e tij 3-vjeҫar në Shqipëri. Në fund të mandatit, ai ka organizuar nj pritje për krerët e lartë të shtetit dhe të politikës, gjithashtu dhe gazetarë e diplomatë. Në fjalën e tij, kreu i OSBE –së tha: “Puna e OSBE është një punë që bëhet për Shqipërinë. Mua më

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth,  përfundoi mandatin e tij 3-vjeҫar në Shqipëri. Në fund të mandatit, ai ka organizuar nj pritje për krerët e lartë të shtetit dhe të politikës, gjithashtu dhe gazetarë e diplomatë.

Në fjalën e tij, kreu i OSBE –së tha: “Puna e OSBE është një punë që bëhet për Shqipërinë. Mua më ka pëlqyer shumë puna në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka qenë gjithmonë shumë e lehtë. Unë e konsideroj misionin tim të përmbushur, megjithatë loja vazhdon. Ajo që ka rëndësi është se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, zgjedhjet arritën të kishin rezultat të qartë, u pranuan dhe duhen vlerësuar. Do doja të përgëzoja ata që fituan besimin e popullit. Ajo çka më gëzon shumë është se shoh tani Shqipërinë në një fazë të re dinjiteti. Ka qenë një kohë shumë shpërblyese, të dielën së bashku me Ana Marian udhëtoj në Kuvajt, të hënën nis punën. Ju falënderoj shumë për mbështetjen ata që punojnë në Shqipëri dhe ata që punojnë për Shqipërinë.”

Eugen Wollfarth diplomat gjerman që shërbeu si kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, që prej 16 shtatorit të vitit 2010.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar