Wenger: Bendtner mund të jetë i pandalshëm me Arsenalin

Wenger: Bendtner mund të jetë i pandalshëm me Arsenalin

Drejtuesi i “përjetshëm” i skuadrës së Arsenal, Arsene Wenger beson se Nicklas Bendtner mund të bëhet “i pandalshëm” kur të kthehet në skuadrën e parë. Danezi pritet të aktivizohet që nga minutat e para në ndeshjen kundër West Brom, ndeshje e vlefshme kjo për Capital One Cup. 25 vjeçari nuk ka mundur të gjejë hapësirë

Drejtuesi i “përjetshëm” i skuadrës së Arsenal, Arsene Wenger beson se Nicklas Bendtner mund të bëhet “i pandalshëm” kur të kthehet në skuadrën e parë. Danezi pritet të aktivizohet që nga minutat e para në ndeshjen kundër West Brom, ndeshje e vlefshme kjo për Capital One Cup.

25 vjeçari nuk ka mundur të gjejë hapësirë në skuadrën e parë për rreth dy vite dhe ka përfunduar duke u huazuar tek Sunderland dhe Juventus. Ndërkohë që hera e fundit që ai ka shënuar ka qenë një hat-trick kundër Leyton Orient, ndeshje e vlefshme për FA Cup në mars të 2011.

“Ai ka shfaqur një formë të mirë gjatë stërvitjes dhe ka punuar fort. Përgjigja e vërtetë mund të shikohet sonte në darkë. Ai ka shkuar në disa klube sepse unë nuk kam punuar me të dhe tani na nevojitet këtu. Tani ai mund të bindë çdokënd. Ne jemi mendjehapur, dhe besojmë në cilësitë e tij. Unë personalisht besoj në cilësit që Bendtner ka”, u shpreh Wenger.

Wenger shpreson se Bendtner mund të rivalizojë sulmuesin kryesor Oliver Giroud.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar