Walcott : Arsenal mund të fitojë Premier Ligën

0

 Sulmuesi i Anglisë, Theo Walcott beson se Arsenal këtë sezon do ti japë fund pritjes nëntë-vjeçare për titullin kampion në ligën Angleze.

Sulmuesi beson se “topçinjtë” do të realizojnë një sezon të suksesshëm, dhe pse jo të shpallen mbreterit e kampionatit Anglez.

“Kemi nevojë për tu ngjitur akoma më lart….unë mendoj se kemi një shans shumë të mirë për të fituar ligën Angleze këtë sezon. Të gjithë e dimë që do të jetë e vështië, sepse cdo lojë në premier ligë është e vështirë dhe shumë interesante. Ne duhet ta fillojmë sezonin me atë vrull që mbyllëm sezonin e kaluar. Për t’ia arritur këtë ne duhet të kemi besim te vetja jonë”: është shprehur sulmuesi për mediat Angleze.

Theo Walcott sezonin e kaluar realizoi 21 gola, si dhe synimi i tij për këtë sezon është arritja e 25 golave.

 

/ Klajdi Leshi /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here