Vulin, fletëvotimet neutrale sipas statusit

Vulin, fletëvotimet neutrale sipas statusit

Aleksandar Vulin, ministër i qeverinë e Serbisë ka deklaruar  sot se serbët në Kosovë do të dorëzojnë listën unike për zgjedhjet e 3 nëntorit, pasi të binden se fletëvotimet janë neutrale sa i përket statusit. Vulin ka thënë për serbët se  “Që të mbijetojnë dhe të mbesin, ata duhet të sundojnë Kosovën e metohinë, të

Aleksandar Vulin, ministër i qeverinë e Serbisë ka deklaruar  sot se serbët në Kosovë do të dorëzojnë listën unike për zgjedhjet e 3 nëntorit, pasi të binden se fletëvotimet janë neutrale sa i përket statusit.

Vulin ka thënë për serbët se  “Që të mbijetojnë dhe të mbesin, ata duhet të sundojnë Kosovën e metohinë, të marrin në duar të veta fatin dhe kjo është e vetmja mënyrë”.  Sipas tij për listën unike janë marrë vesh serbët e Kosovës.
“Që nga ai moment ne jemi të gatshëm të përfundojmë çdo gjë. Serbia është shtet serioz”, ka thënë Vulin në një emision të RTS-së. Ai është shprehur  se pret dalje masive të qytetarëve në zgjedhje pasin edhe përfaqësuesit e komunave në veri kanë rënë dakord se si duhet të veprojnë .

Në lidhje më mungesën e DS-së në këto zgjedhje, Vulin ka thënë se në listën unike janë njerëz nga Rajonet e Bashkuara të Serbisë, që nuk janë në koalicionin qeverisës, dhe se  iniciativa qytetare është çështje e marrëveshjes së tyre.
Sonte në mesnatë është afati I fundit për dorëzimin e listave zgjedhore të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar