Të vritesh nga sheqeri

Të vritesh nga sheqeri

Sheqeri është kthyer në një rrezik të madh të shëndetit duke tërhequr njëkohësisht edhe vëmendjen e qeverive për të ndërmarrë masa  në reduktimin e konsumit të tij nga publiku. Madje, autoritetet në vende të ndryshme të botës po mendojnë seriozisht që të aplikojnë gjerësisht taksa shtesë për produktet me përmbajtje sheqeri, të ngjashme me akcizën e

Sheqeri është kthyer në një rrezik të madh të shëndetit duke tërhequr njëkohësisht edhe vëmendjen e qeverive për të ndërmarrë masa  në reduktimin e konsumit të tij nga publiku.

Madje, autoritetet në vende të ndryshme të botës po mendojnë seriozisht që të aplikojnë gjerësisht taksa shtesë për produktet me përmbajtje sheqeri, të ngjashme me akcizën e duhanit.

Nje zyrtar i politikave shendetesore në Britaninë e Madhe foli  mbrëmë për BBC duke thënë se qeverite duhet të rregullojne menjëhrë konsumin e sheqerit me ligje të njëjta si duhani.

Ai u sugjeroi ndërhyrje në sektorin e shitjes dhe konsumit të sheqerit, duke paralajmëruar se ajo është “droga më e rrezikshme e kohës”.

Paul van der Velpen, kërkoi që të vendoset një taksë për sheqerin në momentin që ajo do të importohet.

Dr. Richard Johnson, profesor i mjekësisë në Universitetin e Kolorados ka hulumtuar efektin e sheqerit në trupin e njeriut duke shtuar se pijet me sheqer janë shumë të rrezikshme për trupin e njeriut.

“Problemi më i madh janë pije me sheqer, për shkak se ju të merrni një dozë të madhe shumë shpejt”, shtoi Dr Richard

 /Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar