Vritet me armë zjarri një i ri pranë kufirit me Greqinë

Një djalë i ri ka mbetur i vrarë gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në malin e Gramozit, pranë piramidës numër 4. Viktima është M.L, 26 vjeç, banor në fshatin Starje të rrethit të Kolonjës në afërsi të zonës kufitare me Greqinë. Policia dyshon se shkaku i

Një djalë i ri ka mbetur i vrarë gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme pasi u qëllua me armë zjarri në malin e Gramozit, pranë piramidës numër 4. Viktima është M.L, 26 vjeç, banor në fshatin Starje të rrethit të Kolonjës në afërsi të zonës kufitare me Greqinë.

Policia dyshon se shkaku i kësaj ngjarje erdhi pas një konflikti banal midis dy barinjve. Autori i krimit është shtetasi A.I 54-vjeç, banues në fshatin Kreshovë të Ersekës, i cili ka qëlluar me armë zjarri shtetasin M.L duke e lënë të plagosur. Mario Laho është dërguar ne spitalin e qytetit të Ersekës ku ka marrë ndihmën e nevojshme, por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.

Policia thotë se autori i vrasjes është larguar në drejtim të paditur dhe po bëhen kërkime për kapjen e tij, por terreni është mjaft i vështirë për forcat e policisë dhe i përshtatshëm për bariun që e njeh shumë mirë zonën. Vrasja e Mario Lahos konsiderohet si e rrallë në zonën e Kolonjës ku prej disa vitesh nuk ka raportime për krime të rënda.

/Rovena Mydini/ 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar