Situata në Egjipt është përkeqësuara akoma më shumë gjatë natës së kaluar, pasi ushtria e Egjiptit hapi zjarr kundër mbështetësve të ish-presidentit Mohamed Mursi. Nga të dhënat paraprake të zyrtarëve të shëndetësirë raportohet se ka arritur në 43 numri i të vrarëve dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Vetëm javën e shkuar ishin rreth
Situata në Egjipt është përkeqësuara akoma më shumë gjatë natës së kaluar, pasi ushtria e Egjiptit hapi zjarr kundër mbështetësve të ish-presidentit Mohamed Mursi.
Nga të dhënat paraprake të zyrtarëve të shëndetësirë raportohet se ka arritur në 43 numri i të vrarëve dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.
Vetëm javën e shkuar ishin rreth 15 protestues pro-Mursit që u vranë për arsye ende të paqarta, në të cilën mendohet se është qëlluan me snaiper.
Nga ana tjetër Turqia shprehu zemërimin e saj ndaj kësaj ngjarje të rëndë duke e konsideruar atë “masakër”.
Vëllazëria Muslimane deklaroi se ushtria i sulmoi gjatë mëngjesit në kohën kur ata po po kryenin faljen e mëngjesit.
“Protestuesit u kapën në befasi nga ushtarët që përdorën plumba realë, goditje nga lartë dhe gaz lotsjellës,” i tha një protestues BBC.
Një protestues tjetër i tha AFP se ushtarët patën përdorur gaz lotsjellës dhe pastaj një grup me veshje civilësh pati hapur zjarr.
Partia për Liri dhe Drejtësi, krahu politik i Vëllazërisë Muslimane, e cila ka gati gjysmën e parlamentit, bëri thirrje për “kryengritje” në përgjigje të ngjarjes “kundër atyre që po përpiqen të vjedhin revolucionin me tanke”.
/Sonila Qazimi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *