Vrau me thikë të fejuarën, “arrest me burg” për 27-vjeçarin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ersnik Gjoshin, 27-vjeçari i cili vrau me thikë të fejuarën e tij 17-vjeçare. Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare dhe ajo e armëmbajtjes pa leje të armëve të ftohta. Në sallën e gjyqit i akuzuari

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ersnik Gjoshin, 27-vjeçari i cili vrau me thikë të fejuarën e tij 17-vjeçare.

Ndaj 27-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare dhe ajo e armëmbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Në sallën e gjyqit i akuzuari ka shfaqur pendësë për krimin e kryer, ndërsa  u shpreh se nuk mund të qëndronte në burg. I akuzuari tha se veprimin e ka kryer pas një koflikti me të fejuarën, ku ka qenë kjo e fundit që i është drejtuar me thikë dhe më pas aı e ka qëlluar.

Ngjarja ka ndodhur pasiten e së dielës në 21 korrik në fshatin Hekal, pak km larg Tiranës, ku 27 vjeçari qëlloi me thikë në zemër të fejuarën e tij Anxhela Hado, e cila gjeti vdekjen e menjëhershme.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar