Vrau gruan, Genci Carcani gjykohet sot

Gjykata e krimeve të rënda do të japë sot vlerësimin e e saj për 48 vjeçarin, i cili katër ditë më parë vrau gruan e tij në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në rrugën “Tefta Tashko” shumë afër qëndrës së Tiranës. Genci Carcani akuzohet për veprën penale të  “Vrasjes për shkak të marrëdhënies familjare” dhe “mbajtjes pa

Gjykata e krimeve të rënda do të japë sot vlerësimin e e saj për 48 vjeçarin, i cili katër ditë më parë vrau gruan e tij në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në rrugën “Tefta Tashko” shumë afër qëndrës së Tiranës.

Genci Carcani akuzohet për veprën penale të  “Vrasjes për shkak të marrëdhënies familjare” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” bazuar në nenin 79/c dhe 279/2 të Kodit Penal.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e shtunë në rrugën “Tefta Tashko” ku Carcani e goditi bashkëshorten e tij tri herë në zemër. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, por i akuzuari është shprehur se shkak i ngjarjes ishte gjendja shëndetësore e gruas dhe pamundësia e saj për të eduakuar dy vajzat e tyre.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar