Vrasje në Gosë të Kavajës, dyshohet atentat mafioz

0

Një përplasje me armë zjarri, mesditën e sotme, në fshatin Gosë të Kavajës, shkaktoi dy të vrarë dhe dy të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë Rrogozhinës, në vendin e njohur si ‘Lapidari’, rreth orës 13:15 të ditës së sotme. Mes të vrarëve është dhe shtetasi Astrit Gjepali, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.

Gjepali kishte mbaruar lejen e tij disaditore dhe po kthehej në burgun e Peqinit, kur drejt automjetit të tij është qëlluar me një breshëri automatike. Si pasojë, ka mbetur i vdekur dhe një person tjetër në automjet, kurse 2 persona janë plagosur, një prej të cilëve, kalimtar i rastësishëm.

Policia mendon se ngjarja ka qenë e karakterit mafioz dhe ka pasur si shenjestër pikërisht Astrit Gjepalin. Megjithatë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Astrit gjepali ishte i dënuar me akuzën për kryerjen e 5 vrasjeve në vitin 1997, mes të cilëve dhe një polic.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here