Vrasja në lokalin e muzikës në Shijak

Vrasja në lokalin e muzikës në Shijak

Vrasja në fshatin Radë mbetet ende një mister, pasi ajo do të jetë plotësisht e detajuar vetëm pasi të bëhet arrestimi i 3 personave të shpallur në kërkim për pjesëmarrjen në vrasje. Nga kjo ngjarja e rëndë ka mbetur i vdekur 28- vjeçari Festim Lama, ndërkohë që policia pas sekuestrimit te armës dhe gëzhojave ka

Vrasja në fshatin Radë mbetet ende një mister, pasi ajo do të jetë plotësisht e detajuar vetëm pasi të bëhet arrestimi i 3 personave të shpallur në kërkim për pjesëmarrjen në vrasje.

Nga kjo ngjarja e rëndë ka mbetur i vdekur 28- vjeçari Festim Lama, ndërkohë që policia pas sekuestrimit te armës dhe gëzhojave ka shoqëruar edhe 38 persona që kanë qenë prezentë ne sallën ku ka pasur pikënisjen konflikti.

Dëshmia në proces verbalet e hetuesve janë badigardët të sallës me muzike live, kameriere dhe kërcimtare, shoqe të njërës prej kërcimtareve të provokuara nga viktima, i cili në momentet e sherrit, ka qenë i pirë dhe sipas disa deklarimeve jashtë kontrollit. Në armën dhe karikatorin e sekuestruar janë marrë nga policia shkencore gjurmët e personit që e ka përdorur. Ne të janë konstatuar edhe gjurmë gishtërinjsh të tjera gjë që tregon se armën mund t`ja ketë sjellë dikush tjetër në momentin e konfliktit nga ndonjë mjet në afërsi, pasi është rritur gjaknxehtësia, pasi ka pasur te armatosur nga të dy krahët dhe në vendngjarje janë gjendur gëzhoja të dy lloje armëve.

Akoma nuk është sqaruar nëse ka pasur shkëmbim zjarri apo kanë qenë 2 armë që kanë qëlluar kundër njërit prej grupeve në konflikt. Ekspertet e policisë kanë sqaruar se në konfliktin e ndodhur në lokalin e natës kanë marrë pjesë rreth 11 persona, grup të rinjsh nga fshatrat e afërta, nga Rada si dhe nga fshatrat Hamallaj e Perlat dhe që kishin njohje mes tyre.

/Jonida Halili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar