Vrasja në Durrës, Tahiri akuzon opozitën për trashëgiminë e lënë

0

Kanë vijuar edhe sot debatet dhe akuzat e ndërsjellta midis të majtëve dhe të djathtëve në parlament. Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri akuzoi të djathtët si fajtorë të asaj që ka ndodhur, duke theksuar se ishte kjo trashëgimi e lënë prej tyre që çoi edhe në humbjen e jetës së 16 vjeçarit durrsak.

Ndërkohë, ngjarjet e ditëve të fundit kanë shtyrë mazhorancën të kërkojë zgjidhje në lidhje me mbajtjen dhe përdorimin e armëve. Këtë e paralajmëroi gjatë seancës së sotme parlamentare vetë Ministri Tahiri. Ai tha se do të sjellë në qeveri e më pas qeveria në Kuvend, dy projektligje për armët dhe përdorimin e tyre për t’i dhënë fund kapitullit më të zi në historinë e sigurisë publike në vend.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here