Vrasja e Santos, pistat e reja bëhen publike në media

  Një qytetar ka  bërë publike dëshminë e tij ku thotë se njeh vrasësit e bankierit Artan Santo. Ai shprehet  se ka pasur kontakte të shpeshta me kreun e Policisë së Shteti Artan Didi, dhe në një nga momentet e kontaktit i ka treguar dhe emrat e vrasësve të Artan Santos. Në një intervistë të

 

Një qytetar ka  bërë publike dëshminë e tij ku thotë se njeh vrasësit e bankierit Artan Santo. Ai shprehet  se ka pasur kontakte të shpeshta me kreun e Policisë së Shteti Artan Didi, dhe në një nga momentet e kontaktit i ka treguar dhe emrat e vrasësve të Artan Santos.

Në një intervistë të dhënë për News 24 individi në fjalë shprehet se  Didi nuk ka marrë parasysh deklaratën e tij dhe në këto rrethana ai i është drejtuar prokurorisë e cila gjithashtu e ka marrë si  të pabazë  deklaratën e qytetarit. Në  këto kushte ai i është ddrejtuar medias  për ta bërë publik denoncimin e tij.

Artan Santo, u vra në mënyrë mafioze nga dy persona, mëngjesin e 26 qershorit 2014. Ngjarja ndodhi pranë “Bankës Credins”, gjatë kohës që viktima po shkonte në punë. Atentatorët lëviznin me një motor të zi, e të maskuar me skafandra.

Policia e Shtetit  thotë se informacioni i është dhënë kreut të Policisë së Shtetit,  Artan Didi, nëpërmjet lidhjes telefonike nga një personi cili nuk ka pranuar të identifikohet. Sipas burimeve zyrtare, denoncuesi nuk ka dashur të identifikohet dhe as të takohet  drejtpërdrejt me Didin, apo me ndonjë nga  specialistët e ngarkuar me hetimin.

Deklarata e policisë

“Policia e Shtetit, është duke ndjekur këtë proces vlerësimi dhe verifikimi  qysh nga data e marrjes së tij në telefon. Drejtori i Përgjithshëm mirëpret  informacionet që i vijnë drejtpërsëdrejti, ndonëse kjo nuk është procedura normale, por vlerësimi i këtij informacioni dhe verifikimi bëhen nga strukturat përkatëse të hetimit.Dhënia e një informacioni Drejtorit të Përgjithshëm, nuk përbën arsye për ta vlerësuar këtë informacion më shumë se të tjerët. Është grupi hetimor që bën vlerësimin dhe verifikimin dhe mbi këtë bazë së bashku me prokurorin e ngarkuar për këtë çështje, përcaktohet edhe plani i veprimit që do të ndiqet”  shprehen burimet zyrtare të Policisë së Shtetit.

/Objektiv.al/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar