Vrasja e kryekomisarit të Shijakut, shtyhet gjyqi ndaj Xhakjes

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn gjyqin e parashikuar për sot ndaj Ilir Xhakjes, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj. Shtyrja e gjygjit ndaj të akuzuarit Ilir Xhakja për vrasjen e kryekomisatit të Shijakut u bë me kërkësë të palës mbrojtëse, pasi avokati i të pandehurit kërkoi më tepër kohë për

Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn gjyqin e parashikuar për sot ndaj Ilir Xhakjes, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Shtyrja e gjygjit ndaj të akuzuarit Ilir Xhakja për vrasjen e kryekomisatit të Shijakut u bë me kërkësë të palës mbrojtëse, pasi avokati i të pandehurit kërkoi më tepër kohë për t’u përgatitur. Pas kësaj kërkese, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që seanca gjyqsore të zhvillohet pas 10 ditësh.

Disa ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjen, pasi sipas prokurorit të çështjes, Eugen Beci,  i akuzuari ishte në dijeni se viktima ishte oficer dhe krimin e ka kryer me dashje.

Ngjarja e rëndë është shënuar në 13 shtator të vitit të kaluar në Katund Sukth të Durrësit.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar