Vrasja e deputetit të PDK-së, ende pa të dyshuar

Policia e Kosovës nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar për vrasjen e kandidatit për deputet Elvis Pista, dy ditë më parë në Rahovec. Hetimet po vazhdojnë në disa pista por burimet nga policia tregohen të rezervuara në zbulimin e informacionit. “Rasti është duke u hetuar nga Drejtori për Hetimin e Krimeve të rënda

Policia e Kosovës nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar për vrasjen e kandidatit për deputet Elvis Pista, dy ditë më parë në Rahovec.

Hetimet po vazhdojnë në disa pista por burimet nga policia tregohen të rezervuara në zbulimin e informacionit.

“Rasti është duke u hetuar nga Drejtori për Hetimin e Krimeve të rënda në nivel të drejtorisë së përgjithshme. Është një ekip i cili është duke marrë me analizimin e çdo informacioni lidhur me këtë rast. Përveç dëshmive që janë marrë në vendin e ngjarjes dhe dëshmitë tjera, çdo informacion që kemi është duke u analizuar,” tha për radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Policia e Kosovës ofron gjithashtu një shpërblim prej 10 mijë eurosh për të gjithë qytetarët që kanë informacion të vlefshëm në lidhje me vrasjen.

Ngjarja po hetohet njëherazi edhe nga Prokuroria e Gjakovës. Kryeprokurorja e Gjakovës Shpresa Bakija  tha se po merren në pyetje dëshmitarët që kanë qenë atë natë me të ndjerin edhe pronari i lokalit apo edhe persona të tjerë që kanë qenë në atë moment. Ajo shtoi se ende nuk ka asnjë të dyshuar konkret për ngjarjen.

Elvis Pista ishte kandidat për deputet nga radhët e PDK-së dhe një biznesmen i njohur në Kosovë. Pista u qëllua me armë zjarri dy ditë më parë në oborrin e restorantit ku ndodhej së bashku me bashkëshorten dhe disa persona të tjerë. Policia tha se ai është qëlluar nga mrapa nga një distancë prej rreth 5 metrash. Dyshohet se arma ishte e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur “shurdhues” të zhurmës.

Politikanë të ndryshëm, kryetarë të partive politike dhe presidentja Jahjaga dënuan krimin dhe bënë thirrje për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve përballë drejtësisë. Ndërsa studentë të Rahovecit ndezën dhjetëra qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë në nder të kujtimit të Elvis Pistës, ish-deputetit të zonës së tyre.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar