Vrasja e biznesmenit Artan Santo,ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, është bërë objekt debati gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Sigurisë. Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Luan Rama theksoi se policia private e cila mbronte bankën ku u vra biznesmeni Santo nuk ishte e aftë të reagonte. Ai bëri propozimin që policia
Vrasja e biznesmenit Artan Santo,ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, është bërë objekt debati gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar të Sigurisë.
Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Luan Rama theksoi se policia private e cila mbronte bankën ku u vra biznesmeni Santo nuk ishte e aftë të reagonte.
Ai bëri propozimin që policia e private të ketë të njëjtin status me Polici e Shtetit,por ky propozim nuk u miratua nga deputetët e tjerë të komisionit të cilët theksuan se me parë duhet të bëhën studime për këtë gjë.
Deputeti i LSI-së tha se”Më falni për shembullin,tek banka ku u vra biznesmeni Artan Santo,roja tri hapa larg ishte dhe po flinte gjumë.Edhe armën aty e kishte por nuk e përdori. Punonjësit e policisë private duhet të kenë të njëjtin status me me policinë e shtetit.Edhe gjykatat mbahen me roja private,mund të hyj cdo keqbërë,cilido bandit deri në sallë e gjyqit dhe të vras.Ne duhet të rrisim cilësinë e sigurisë private”-theksoi deputeti Luan Rama.
/ Ariana Saraçi /
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *