Vrasja dhe plagosjet në Bllok, si nisi sherri për Elvana Gjatën dhe përfundoi tek armët

Një sherr me të shtëna armësh ka tronditur mbrëmjen e djeshme Tiraanën, ku si pasojë mbeti i vrarë Fabjan Gaxha ndërssa i plagosur ka mbetur  Ervis Martinaj, si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal. Policia ka zbardhur edhe dinamikën e plotë të ngjarjes ku sipas dëshmive të marra, gjithçka ka ndodhur

Një sherr me të shtëna armësh ka tronditur mbrëmjen e djeshme Tiraanën, ku si pasojë mbeti i vrarë Fabjan Gaxha ndërssa i plagosur ka mbetur  Ervis Martinaj, si edhe Eljon Hate, të cilët kanë qenë së bashku në lokal.

elvana-gjata-780x405
Policia ka zbardhur edhe dinamikën e plotë të ngjarjes ku sipas dëshmive të marra, gjithçka ka ndodhur kur në ambientet e lokalit u gjendën Ervis  Martinaj, Eljon Hate, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa po aty ishte edhe Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabiol Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.

Para se të ndodhte konflikti situata ka qënë krejt normanle dhe rreth orës 21.30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit.

NW këto momente ka ndodhur e gjithë zanafilla e ngjarjes, ku sapo Mata e ka parë Fabian Gaxhan i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të shoëbizit.
Duke parandjerë se gjakrat do të nxeheshin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet.

Disa minuta pasi u largua, këngëtarja u rikthye për t’i kërkuar të dashurit të largohet. Burimet thonë se ajo nuk hyri më në ambientet e brendshme të lokalti dhe pas largimit për herë të dytë, konflikti u ashpërsua.

Kur Fabiani u afrua nisi konfrontimi fizik. Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate.

Menjëherë ka nisur shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe në këto çaste Fabio Allushi, një komando ushtrie, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haten.

Autorët e ngjarjes pas të shtënave kanë dalë me shpejtësi nga lokali. Në kamera duket që njëri prej tyre është larguar në këmbë në rrugicat e bllokut, tjetri me makinë, ndërsa i treti nuk duket në pamjet e kamerave të sigurisë. Policia ka mbërritur rreth 10 minuta pas ngjarjes, me të marrë sinjalizim.

Ne vendngjarje gjeti 11 gëzhoja, arme zjarri tip Glock, 10 000 euro, aparate celularë dhe 3 automjete. Pak pas krimit policia gjeti edhe një motor në zonën e Kopshtit Botanik që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Ekspertë të kriminalistikës ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë hetimet me sekuestrimin e kamerave.

Burimet nga hetimet thonë se mes palëve ka patur konflikte edhe më herët dhe ngacmimi i këngëtares mund të jetë përdorur si pretekst.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar