Votohet të hënën Projektligji për Amnistinë

Votohet të hënën Projektligji për Amnistinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se se Projektligji për Amnisti pritet të shqyrtohet prapë të enjten në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet sërisht me dy të tretat. Ajo që është me e rëndësishmë nuk është mendimi i tij për Projektligjin për Aministinë, por i rëndësishëm është vullneti i deputetëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se se Projektligji për Amnisti pritet të shqyrtohet prapë të enjten në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të votohet sërisht me dy të tretat.

Ajo që është me e rëndësishmë nuk është mendimi i tij për Projektligjin për Aministinë, por i rëndësishëm është vullneti i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari ka deklaruar se do ta bëjë publik qëndrimin e tij rreth këtij projektligji kur të jetë koha e duhur.

“Por, duhet që të thuhet saktë, përse po bëhet Projektligji për Amnisti dhe kush mund t’i nënshtrohet më tepër ky ligj”, ka thënë Krasniqi, të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai gjithiashtu ka shtuar se dihet që deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, një herë me 89 vota e pastaj me 84 vota dhe natyrisht nga ky votim, Kuvendi i ka marrë obligimet e veta.

Ligji për Amnisti, është rezultat i bisedimeve që po mbahen në Bruksel.

“Unë mendoj që këtu ka dallime rreth Projektligjit për Amnisti, megjithatë janë seancat e Kuvendit që vendosin për të shkuar më tej ose për të kërkuar plotësime ose rishikime të reja të projektligjit”, ka deklaruar Krasniqi.

“Unë kam qenë që marrëveshja të ishte më transparente dhe t’i thuhej opinionit se çfarë përmban ajo”, tha ai duke theksuar se opinioni publik e di qëndrimin e tij rreth marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar