Vonohen pagat për administratën e Kryeministrisë

0

Gjendja e arkës së shtetit nuk është e kenaqshme. Madje një ndër më të këqijat e matura dhjetë vitet e fundit nga Ministria e Financave.

Lajmi është publikuar nga gazeta “Shqip’’ pas vonesës së ndodhur në shpërndarjen e pagave për administratën e Kryeministrisë. Pagat për korrikun, që zakonisht depozitohen pranë llogarive përkatëse në datat 27-28 të çdo muaji, nuk janë transferuar ende edhe pse kalendari shënon 3 gusht.

Administrata e Kryeministrisë përbëhet nga rreth 128 punonjës me një fondmujor pagash prej afro 100 mijë dollarë të cilët paguhen nga arka e shtetit.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here