wollfarth e Sequi vlersojnë politikën shqiptare pas votimit të tre ligjeve

Eugen Wollfarth, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë u shpreh i lehtësuar dhe njëkohësisht e konsideroi ditën e sotme si mjaft të rëndësishme pas miratimit të tre ligjeve të integrimit në parlament. “Në fakt sot është një ditë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë, pasi hapi rrugën për hapa të mëtejshëm për reformat. Unë mendoj se gjithë

Eugen Wollfarth, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë u shpreh i lehtësuar dhe njëkohësisht e konsideroi ditën e sotme si mjaft të rëndësishme pas miratimit të tre ligjeve të integrimit në parlament.

“Në fakt sot është një ditë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë, pasi hapi rrugën për hapa të mëtejshëm për reformat. Unë mendoj se gjithë shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lumtur sot.  Ky ishte një hap konstruktiv, se hap rrugën drejt reformave, pasi ky është një vit shumë vendimtar drejt BE. Unë do të doja në fakt të përgëzoja ata që merren me këto ligje dhe ata që miratuan këto 3 ligje,” tha Wollfarth.

Gjithashtu Volfarth theksoi faktin se KQZ nuk mund të ngatërrohet me tre ligjet e sapo miratuara.

“Dua që të kemi një KQZ të plotë, por ta ndajmë nga procesi i miratimit të 3 ligjeve. Por, kur ndërton të ardhmen e një vendi, nuk mund të jesh kurrë aq konstruktiv sa duhet”, pohoi ai në përfundim të fjalës së tij.

Ndërsa për ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi kjo ditë është faktim i asaj që politikanët shqiptarë kur duan mund të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të ecur përpara.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar