Ministri dërgon në spital vogëlushin rom që iu mohua ndihma

Ministri dërgon në spital vogëlushin rom që iu mohua ndihma

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është shfaqur sot në oborrin e Spitalit Ushtarak me një djal të vogël rom, i cili kishte këmbën në allçi. Kjo është hera e dytë brenda  pak ditësh që ministri Veliaj është drejtuar nga dera e spitalit. Elidoni 2-vjeçar është djali i aksidentuar më 31 gusht në

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është shfaqur sot në oborrin e Spitalit Ushtarak me një djal të vogël rom, i cili kishte këmbën në allçi. Kjo është hera e dytë brenda  pak ditësh që ministri Veliaj është drejtuar nga dera e spitalit.

Elidoni 2-vjeçar është djali i aksidentuar më 31 gusht në rrugën përballë pallatit me shigjeta, vendi ku prej pesë javësh familjet rome  kanë ngritur çadrat, pasi u dëbuan nga trualli i ish-Dekorit.

Veliaj e kishte njohur vogëlushin 2-vjeçar gjatë vizitës që bëri në ditën e tij të parë të punës tek 37 familjet rome. Ndërkohë nëna e Elidonit i ishte ankuar se e kishte çuar djalin për mjekim në spital, por kishte dalë e përbuzur dhe pa mjekim që andej. Dy dit më pas ministri ka marrë makinën dhe e ka shoqëruar personalisht Elidonin për në spitalin ushtarak nga ku ai mori mjekimin e munguar mjeksor.

Ministri i MSR-së i shoqëruar edhe nga deputeti i PS-së, Ylli Ziçishti, ish-shef i urgjencës,  ka premtuar  zgjidhje të shpejtë për sistemimin e familjeve rome.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar