VMRO-BDI, kundërshtime për ligjin e përdorimit të shqipes

0

Vllado Popovski, njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Maqedonisë, ka shtruar  idenë për hartimin e një Ligji, me të cilin do të zgjidhej përfundimisht çështja e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, në shtetin maqedonas.

Ermira Mehmeti, deputete e BDI-së në parlamentin e  Maqedonisë e ka vlerësuar qëndrimin e Popovskit, si të guximshëm politikisht dhe  sipas saj, si i tillë duhet mirëpritur. Ajo është shprehur se prononcimi i Popovskit, është ndër të paktët, në mos i vetmi, nga një maqedonas etnik, dhe hartues i kushtetutës.

“Por, ajo çfarë e pengon në praktikë, është mungesa e vullnetit dhe guximit nga klasa politike maqedonase për ta lejuar këtë. Me fjalë të tjera , Kushtetuta e zyrtarizon, por ka tendenca për pengim të zyrtarizimit përmes ligjeve, gjë që pastaj hap dilemën, nëse ligjet janë kushtetuese ose antikushtetuese. Fryma e Marrëveshjes së Ohrit promovon zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ndërsa letra e pengon atë, për fat te keq”, ka thënë  Mehmeti.
Në lidhje me këtë cështje është prononcuar edhe deputetja  Silvana Boneva nga partia,VMRO-DPMNE. Ajo konsideron se Ligji për përdorimin e gjuhëve në mënyrë të qartë, është një ligj i mbyllur dhe i rregulluar.

“Mendoj se ligjin e sollëm me konsensusin maksimal të mundshëm në Kuvendin e Maqedonisë, në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit. kushtetutën dhe mendoj se kjo u përshëndet edhe nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, ashtu që kjo sferë e përdorimit të gjuhëve të komuniteteve, mendoj se është e rregulluar”, ka thënë Boneva.

 

 

/ Elta Liksenaj /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here