Vlorë, plagos të vëllain me thikë

Vlorë, plagos të vëllain me thikë

Një ngjarje e rëndë por fatmirësisht pa viktima është shënuar mbrëmë në Vlorë, në lagjen “1 Maji”. Burimet zyrtare të policisë së qarkut Vlorë, bënë me dije se është bërë i mundur arrestimi i Ervis Zaçe, 26 vjeç, i cili kishte qëlluar me thikë vëllain e tij F.Zaçe, 16 vjeç. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë por fatmirësisht pa viktima është shënuar mbrëmë në Vlorë, në lagjen “1 Maji”.

Burimet zyrtare të policisë së qarkut Vlorë, bënë me dije se është bërë i mundur arrestimi i Ervis Zaçe, 26 vjeç, i cili kishte qëlluar me thikë vëllain e tij F.Zaçe, 16 vjeç.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë akuzuar 26 vjeçarin E. Zaçe, se krahas vëllait të tij, kërcënonte edhe disa persona të tjerë.

Ndërhyrja e uniformave blu shmangu përkeqësimin e situatës duke shpëtuar 16 vjeçarin dhe arrestimin e vëllait të tij. Ky i fundit kundërshtoi policinë dhe shkoi deri aty sa të përleshej me ta.

Ndërkohë që vëllai i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë, pas plagës së marrë në kraharor, policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar