Vlorë, kapet 60-vjeçari me heroinë

0

Një 60-vjeçar është arrestuar sot në qytetin e Vlorës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4.42 kg lëndë narkotike të tipit heroinë.

Edmond Andoni ka rënë në prangat e forcave blu të këtij qyteti pasi në makinën e tij tip BMË me targa VL 7393 C u gjet lënda narkotike, e cila kishte si destinacion Brindizin.

Gjatë kontrollit të mjetit në portin e Vlorës, policia ka hasur me heroinën në pjësën e pasmë të mjetit midis gomës rezervë dhe sediljes së pasme.

Policia e Vlorës ka arrestuar menjëherë autorin, pasi 8 pakot e mbështjella të lëndës narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

/Erzen Carja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here