Vlorë, nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje

Vlorë, nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje

Një aksion i gjerë është ndërmarrë sot nga Bashkia e Vlorës për të prishur ndërtimet pa leje në zonën e bregdetit. Aksioni është ndërmarrë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, Inspektoriatin e Ndërtimit dhe Policinë Bashkiake. Sipas informacioneve më të fundit gjatë këtij aksioni do të prishen 130 ndërtime pa leje në zonën e

Një aksion i gjerë është ndërmarrë sot nga Bashkia e Vlorës për të prishur ndërtimet pa leje në zonën e bregdetit. Aksioni është ndërmarrë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, Inspektoriatin e Ndërtimit dhe Policinë Bashkiake.

Sipas informacioneve më të fundit gjatë këtij aksioni do të prishen 130 ndërtime pa leje në zonën e Jonufrit në Vlorë. Prishjen e të gjitha ndërtimeve në bregdet e paralajmëroi dy ditë më parë edhe kryeministri i ardhshëm i vendit Edi Rama. Në një takim të zhvilluar ditën e djelë në Vlorë me të zgjedhurit vendor, Rama ka theksuar se do t`i jepet fund ndërtimeve pa leje, në bregdetin e Vlorës.

“Në vijën bregdetare të Shqipërisë do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë! Pas katër vjetësh, ndërtimi pa leje në breg do të jetë një ëndërr e keqe.Mesazhi është i qartë. Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet, duhet të ndalet, sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det.”, ka thënë dy ditë më parë kryeministri i ardhshëm, Edi Rama.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar