Vlorë, ndalohet personi i tretë për trafikimin e drogës në Peshkpi

0

Policia e Vlorës arrestoi sot personin e tretë si pjestar i grupit, që transportonin 1 ton e 200kg kanabis stativa, të sekuestruar në fshatin Peshkpi të këtij qyteti.

Gjatë operacionit anti-drogë të goduar “Start 2” sot u arrestua Bedo Dulomati, 53 vjeç, banues në vlorë, cili ishte pronar i automjetit përmes së cilës transportohej lënda narkotike.

Sipas Policisë së Vlorës bëhet e ditur se ky person në bashkëpunim me Enio Limushaj dhe Erion Nanaj është përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme me qëllim trafikimin e një sasie prej 1 ton e 200kg lëndë narkotike.

Arrestimi i dy personave të tjerë është bërë mbrëmjen e djeshme rreth orëve të vona të natës në askin rrugor Peshkpi-Drashovicë, të rrehit të Vlorës. Ndërkohë ditën e sotme u bë e mjundur kapja e personit të tretë, duke çuar në fınalizimin e këtıj operacioni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here