Vlorë, kapen 22 klandestinë dhe 3 shqiptarë

0

Gjatë një operacioni antitrafik, policia e vlorës vuri në pranga 22 klandestinë dhe 3 shtetas shqiptarë që ndihmonin për kalimin e kufirit.

Policia njofton se 17 nga të arrestuarit janë klandestinë nga Siria, Eritrea dhe Senegali, të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin drejt Greqisë.

Klandestinët po transportoheshin nga Shkëlzen Hysa, 22-vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Vlorës. Personi është arrestuar nga forcat e policisë me akuzën  për “ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sipas burimeve policore klandestinët kanë paguar 2 mijë euro për të shkuar nga Greqia në Serbi.

Ndërkohë 5 klandestinët e tjerë janë nga Kongo dhe po tentonin të kalonin kufirin të ndihmuar nga dy shqiptarë nga Gjirokastra. Dy shtetasit u arrestuan në flagrancë nga Policia në Himarë.

/Erges Dybeli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here