Vlorë, grabitja e të moshuarve, policia arreston tre të rinj

Vlorë-Policia ka identifikuar të rinjtë të cilët dyshohen për grabitjen me dhunë të dy të moshuarve ditën e 31 gushtit. Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar Agludo Lefter Fistaj 24 vjeç, Arbër Esat Fishaj, 20 vjeç në fshatin Dukat Fushë, Orikum  dhe Bledar Yrjet Çunaj, 24 vjeç banues në Orikum. Tre të

Vlorë-Policia ka identifikuar të rinjtë të cilët dyshohen për grabitjen me dhunë të dy të moshuarve ditën e 31 gushtit.

Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar Agludo Lefter Fistaj 24 vjeç, Arbër Esat Fishaj, 20 vjeç në fshatin Dukat Fushë, Orikum  dhe Bledar Yrjet Çunaj, 24 vjeç banues në Orikum.

Tre të rinjtë kanë hyrë në banesën e të moshuarve dhe pasi kishin goditur 80-vjeçarin kishin marrë paratë që gjendeshin në shtëpi. Sipas të moshuarve Lace Hibroj 80 vjecc dhe Selvije Hibroj, grabitësit kishin marrë një shumë prej 60 mijë lekësh.

Pas arrestimit policia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera prej tyre në qytetin e Orikumit.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar