Vlorë, difekt në jaht, shpëtohen 2 turistët britanikë

Vlorë, difekt në jaht, shpëtohen 2 turistët britanikë

Dy turistë të huaj me shtetësi britanike janë shpëtuar  nga rojet bregdetare shqipatare pas alarmit të dhënë për ndihmë që prej orës 22.40 të  mbremjës së të martës. Turistet at e bir përkatësisht Julian Lowrence Wily and Jordan James Wily,  ishin nisur me jaht nga Spiliti i Kroacisë drejt Korfuzit por kishin humbur në det,

Dy turistë të huaj me shtetësi britanike janë shpëtuar  nga rojet bregdetare shqipatare pas alarmit të dhënë për ndihmë që prej orës 22.40 të  mbremjës së të martës.

Turistet at e bir përkatësisht Julian Lowrence Wily and Jordan James Wily,  ishin nisur me jaht nga Spiliti i Kroacisë drejt Korfuzit por kishin humbur në det, në afërsi të zonës që njihet si Rrugët e Bardha pranë Dhërmiut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së 9 korrikut, kur dy turistët janë kanë ngelur në det të hapur dhe kanë lëshuar sinjalin SOS.

Të dy turistët anglezë  u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore rreth 10 milje larg bregut.

Ekuipazhi i anijes P-120 bëri të mundur shoqërimin e dy turistëve deri në bregun e Himarës.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar