Vlorë, Berisha: 29-ta numër tersi

Kryeministri Berisha inaguroi sot në Vlorë impiantin e ujërave të zeza. “Vlora si perla e Mesdheut rënditet në hartën e qyteteve më të pastra të Europës dhe të botës”- tha Kryeministri pasi vlerësoi mjaft pozitizisht investimin e këtij projekti. Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai theksoi se “Pas infrastrukturës rrugore dhe asaj të energjisë elektrike,

Kryeministri Berisha inaguroi sot në Vlorë impiantin e ujërave të zeza.

“Vlora si perla e Mesdheut rënditet në hartën e qyteteve më të pastra të Europës dhe të botës”- tha Kryeministri pasi vlerësoi mjaft pozitizisht investimin e këtij projekti.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai theksoi se “Pas infrastrukturës rrugore dhe asaj të energjisë elektrike, infrastruktura ujore është jetike për zhvillimin e një qyteti.  Vlora është qyteti i autostradave më të bukura të vendit por edhe me infrastrukturën ujore më moderne” .

Njëkohësisht Beridha u kërkoi qytetarëve Vlonjatë të votojnë numrin 44 në këto zgjedhje duke e cilësuar 29-ën numrin të PS si numër tersi.

“I bëj thirrje qytetarëve që pasnesër të zgjedhin numrin 44.  Shqiptarët janë të zgjuar dhe nuk prekin numrin e tersit që është nr 29. Ne do bëjmë gjithçka  që të përfundojmë çdo vepër tjetër që Vlora meriton” – shtoi më tej kreu i PD.

Së fundi Kryeministri Berisha i ftoi të gjithë qytetarët Vlonjatë por dhe më gjerë të marrin pjesë në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Tiranë.

“Të mblidhemi sot në Tiranë të festojmë fitoren dhe të besojmë tek e ardhmja” u shpreh kryeministri.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar