Një makinë tip Fuoristradë me targa italiane përfundon në trotuar. Për pasojë ka mbetur e plagosur një kalimtare 20-vjeçare. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Vlorë pranë vendit të quajtur Uji i Ftohtë. Shkak i aksidentit u bë një frenim i fortë e drejtuesi i mjetit e ka patur të pamundur të mos përfundonte në
Një makinë tip Fuoristradë me targa italiane përfundon në trotuar. Për pasojë ka mbetur e plagosur një kalimtare 20-vjeçare. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Vlorë pranë vendit të quajtur Uji i Ftohtë.
Shkak i aksidentit u bë një frenim i fortë e drejtuesi i mjetit e ka patur të pamundur të mos përfundonte në trotuar. Vajza dërgohet menjëherë në spital, por është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mjeti drejtohej nga një 22 vjecar i cili është shoqëruar menjëherë në komisariatin e policisë. Nga burimet policore mësohet se i riu ka qarkulluar me shpejtësi edhe gjatë ditës nëpër qytet.
/Bronilda Dedja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *