Vlorë, 3 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme

Vlorë, 3 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme

Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Vlorës, ndërsa ndaj një tjetri ka nisur procedimi penal për zjarrëvënie të qëllimshme. Të arrestuarit janë akuzuar për shkatërrim të pronës private nëpërmjet zjarrit. Një ditë më parë Besnik Kaca, Gentian Alliu dhe Besmir Moli, të arrestuar sot  nga policia e Vlorës, i kanë vënë zjarrin 20

Tre persona janë arrestuar sot nga Policia e Vlorës, ndërsa ndaj një tjetri ka nisur procedimi penal për zjarrëvënie të qëllimshme.

Të arrestuarit janë akuzuar për shkatërrim të pronës private nëpërmjet zjarrit. Një ditë më parë Besnik Kaca, Gentian Alliu dhe Besmir Moli, të arrestuar sot  nga policia e Vlorës, i kanë vënë zjarrin 20 rrënjëve ullinj, në pronësi të shtetasit me inicialet P.Z.

Ngjarja është regjistruar një ditë më parë rreth orës 15:00. Ndërkaq ndaj shtetasit Niko Guma ka nisur procedimi penal, po për të njëjtat akuza.

 

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar