Vlora çel sezonin turistik

Vlora çel sezonin turistik

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat kanë marrë pjesë në çeljen e sezonit turistik në Vlorë. Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e qytetit kanë marrë pjsë personalitete të rëndësishme si kreu i opozitës, Edi Rama dhë kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wolfarth . Gjatë fjalës së tij kryetari i bashkisë,

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat kanë marrë pjesë në çeljen e sezonit turistik në Vlorë. Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e qytetit kanë marrë pjsë personalitete të rëndësishme si kreu i opozitës, Edi Rama dhë kreu i prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wolfarth .

Gjatë fjalës së tij kryetari i bashkisë, Shpërtim Gjika u shpreh se sezoni turistik 2013 do të jetë më i pasur dhe më  frytdhënës se asnjëherë tjetër.

“Sot çelim sezonin veror me një shpresë të re se muajt që vinë do jenë ndryshe, vera e sivjetme sdo jetë vetëm periudha ku presim pushues, por i një ndryshimi të madh. Ne kemi ditur të presim dhe përcjellim ata që kanë zgjedhur bregdetin tonë për të pushuar, nga Kosova dhe vende të tjera të botës. Jemi të bindur se sezoni turistik 2013 do jetë më i pasur dhe më frytëdhënës se asnjëherë. Nuk mjaftohemi me ato cfarë kemi arritur, por duam të bëjmë më shumë. Mirë se erdhët dhe sezon të mbarë të gjithëve”, tha ai.

Edi Rama, i cili kryeson listën e kandidatëve për deputet në këtë qark, premtoi se katër vitet e ardhshme do të bejë atë që nuk është bërë për 20 vite.

“Për katër vitet e ardhshme do bëjmë atë që nuk është bërë për 20 vite me radhë. Kemi fatin që këtë sezon ta hapim në këtë pedonale të ndërtuar nga Bashkia e Vlorës, për këtë që është shumë pak për Vlorën por është shumë për të kuptuar se cfarë transformimesh do të bëjmë në Vlorë.  Vlora do të bëhet porta e Shqipërisë ndaj Mesdheut, Europës. Bashkë me Durrësin do bëhet shembulli i një zhvillimi.  Nga Vlora do nisim rrugën e një Rilindje shqiptare. Kanë klaluar 100 vjet që kur u ngrit flamuri i pavarësisë, jemi të bindur se firmëtarët e pavarësisë nuk do ishin të lumtur të shihnin Shqipërinë kaq mbrapa”,  tha Rama

Nga ana tjetër, Eugen Wolfarth, ka shprehur kënaqësinë e pjesmarrjes së tij në këtë ceremoni të celjes së sezonit turistik 2013.

“Me vijne ne mend festimet e mrekullueshme te 100 vjetorit te pavaresise. Ne keto festime me dukej se nuk kishte mbetur personalitet pa ardhur ne Vlore. Eshte nje mrekulli te jesh ketu, ju uroj gjithe te mirat”, tha Wollfarth.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar