Vllaznia, në skuadër do të ketë prurje të reja

Olsi Gocaj, Klodian Semina, Arsen Sykaj dhe dyshja tjetër Shkodrane që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e po këtij grupi, Alsid Tafili e Ndriçim Shtubina janë afrimet e para të Vllaznisë. Lojtarët prej ditësh i kanë thënë “po” ofertës së kuqebluve. Pavarësisht se nuk është gjithçka zyrtare, çështja e kalimit të këtyre futbollistëve pranë

Olsi Gocaj, Klodian Semina, Arsen Sykaj dhe dyshja tjetër Shkodrane që sezonin e kaluar ka qenë pjesë e po këtij grupi, Alsid Tafili e Ndriçim Shtubina janë afrimet e para të Vllaznisë.

Lojtarët prej ditësh i kanë thënë “po” ofertës së kuqebluve. Pavarësisht se nuk është gjithçka zyrtare, çështja e kalimit të këtyre futbollistëve pranë Vllaznisë është e përfunduar.

Dje ata kanë qenë edhe pjesë e stërvitjes me pjesën tjetër të grupit. Janë këto pesë afrimet e para, të cilat sipas drejtuesve janë zgjedhjet e duhura për këtë skuadër. Pas konfirmimit të tyre dhe trajnerit të ri, pritet që të zyrtarizohen edhe blerje të tjera, sipas preferencave që do të ketë kreu i ri i stolit.

/Klajdi Lleshi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar