Vjen në shqip “Ëndrrat e ujqve” e Yassima Kahdra

Vjen në shqip “Ëndrrat e ujqve” e Yassima Kahdra

Mohammed Moulessehoul shkrimtari i mirënjohur algjerian vjen sërisht me një roman tronditës në gjuhën shqipe, “Ëndrrat e ujqve” i sjellë në shqip nga Nonda Varfi . Mohammed Moulessehoul ose siç njihet nga mbarë publiku, Yassima Kahdra, është autor  i katër romaneve në gjuhën shqipe: “Dallëndyshet e Kabulit”, “Sirenat e Bagdadit”, “Atentatorja”, “Kushërira K”, të botuar

Mohammed Moulessehoul shkrimtari i mirënjohur algjerian vjen sërisht me një roman tronditës në gjuhën shqipe, “Ëndrrat e ujqve” i sjellë në shqip nga Nonda Varfi .

Mohammed Moulessehoul ose siç njihet nga mbarë publiku, Yassima Kahdra, është autor  i katër romaneve në gjuhën shqipe: “Dallëndyshet e Kabulit”, “Sirenat e Bagdadit”, “Atentatorja”, “Kushërira K”, të botuar nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”.

Yasmina Khadra, i lindur më 1955 në Saharanë algjeriane, është shkrimtar algjerian frankofon me zë në letërsinë algjeriane dhe franceze, i njohur dhe i përkthyer në më tepër se 40 gjuhë.

Moulessehoul, gjatë kohës që ishte oficer në ushtrinë algjeriane përdori pseudonimin femëror për t’i shpëtuar censurës ushtarake. Edhe pse suksesii tij ishte shume i madh për shkak të  botimeve të shumta në Algjeri, Moulessehoul, identitetin e tij e zbuloi më 2001.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar