Dosja me emrat e 15 personave të akuzuar në lidhje me skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë u dorëzua dje në Gjykatën e Tiranës.Prokuroria e Tiranës ka konsideruar të mbyllur hetimin dhe ka dërguar në gjykatë dosjen me provat e mbledhura. Së shpejti pritet të fillojë procesi për 15 ish punonjësit e bankës të
Dosja me emrat e 15 personave të akuzuar në lidhje me skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë u dorëzua dje në Gjykatën e Tiranës.Prokuroria e Tiranës ka konsideruar të mbyllur hetimin dhe ka dërguar në gjykatë dosjen me provat e mbledhura. Së shpejti pritet të fillojë procesi për 15 ish punonjësit e bankës të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Organi i hetimit ka mbajtur 2 dosje të ndara për ishguvernatorin Ardian Fullani dhe të dyshuarin kryesor të vjedhjes Ardian Bitraj.Prokuroria në dosjet e dërguara në gjykatë thekson se punonjësit e arkave ku mbaheshin paratë,specialistët e kontrollit dhe mbikqyrjes, inventarizuesit e parave,drejtori i Departamentit të Emisionit Dorian Çollaku dhe inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi kanë shpërdoruar detyrën duke bërë të mundur krijimin e kushteve për vjedhjen e bankës.
Prova kryesore në këtë hetim mbetet ende dëshmia e të dyshuarit kryesor, Ardian Bitraj.Në cilësinë e provave prokuroria ka marrë parasysh dhe pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë.Gjithashtu janë marrë si prova dhe dokumentet e sekuastruara nga prokuroria në ambientet e bankës gjatë hetimit.
/Arjola Hajdini/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *