Vjedhja e energjisë, vetëm të enjten arrestohen 11 pronarë biznesesh

0

Policia e Shtetit vijon me intensitet në të gjithë vendin operacionin  në mbështetje të OSHEE për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, për identifikimin  dhe vënien  para drejtësisë të  autorëve të lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjatë  ditës së enjte në të gjithë vendin janë arrestuar 18 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpërdorim detyre, si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.

Janë ndaluar për shpërdorim detyre 4 elektricist në Lushnjë dhe në Fier, si dhe 1 faturist në Lezhë, punonjës  të  OSHEE.

Është mbështetur OSHEE në 1.531 raste gjatë ditës së djeshme, janë ndërprerë 793 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë, ndërkohë nga të arrestuarit 11 prej tyre janë pronarë biznesesh.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here