Papa Françesku prek tokën shqiptare më 21 shtator 2014, ndërkohë që prej dy javësh kanë nisur me shpejtësi punimet për restaurimin e sheshit “Nënë Tereza”. Punimet pritet të mbyllen javën e dytë të muajit shtator, disa ditë para mbërritjes së Papës. Ashtu siç ishte premtuar referuar projektit të miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës
Papa Françesku prek tokën shqiptare më 21 shtator 2014, ndërkohë që prej dy javësh kanë nisur me shpejtësi punimet për restaurimin e sheshit “Nënë Tereza”. Punimet pritet të mbyllen javën e dytë të muajit shtator, disa ditë para mbërritjes së Papës.
Ashtu siç ishte premtuar referuar projektit të miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës ka nisur puna me heqjen e shtërvanit, hapësira e të cilit do të mbulohet me plaka të gurta si ato të bulevardit. Po punohet për pastrimin e fasadave të ndërtesave përreth si godina, shkallarët e Korpusit të Universitetit, sipërfaqen e Universitetit të Arteve dhe kolonat përballë saj.
Gjatë dy javëve është ndërmnarrë një punë intensive për larjen e shkallëvee pastrimin e mureve nga letrat ngjitese, veçanërisht të posterave të fushatave të mbivendosura vit pas viti.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *