Vitin e ardhshëm, zëvëndësimi i patentave me karta dixhitale

“Për të rimarrë pikët e humbura, drejtuesi i mjetit duhet t’u nënshtrohet kurseve të kualifikimit dhe provimeve për kategorinë më të lartë të shënuar në lejen e drejtimit të anuluar”, shkruhet në vendimin e qeverisë të muajit qershor. Në rast se qytetari konsumon të gjitha pikat e patentës, i hiqet leja e qarku-llimit për një kohë të caktuar. Më 13 qershor 2013 qeveria miratoi vendimin e heqjes së pikëve për çdo shkelje të drejtuesve të automjeteve. Për realizimin e këtij projekti është bërë përpunimi i të dhënave të lejeve të drejtimit të arkivuara që para viteve 1990 deri në ditën e sotme dhe është bërë dixhitalizimi i dosjeve të shtetasve të pajisur me leje drejtimi. Sipas Gjonit, aktualisht po punohet me hedhjen e të dhënave të plota të drejtuesve të automjeteve në arkivën elektronike, ku do të shënohen edhe pikët përkatëse të tyre.   /Elta Liksenaj/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar