“Po, ka filluar sezoni i gripit. Pra edhe numri i rasteve me viroza respiratore është rritur. Nuk kemi një numër tepër të lartë të rasteve, por jemi në sezonin e gripit. Ne kemi izoluar raste me grip, të cilët i përkasin virusit AH1N1, ish-virusi pandemik, i cili tashmë është kthyer në një virus sezonal”, tha
“Po, ka filluar sezoni i gripit. Pra edhe numri i rasteve me viroza respiratore është rritur. Nuk kemi një numër tepër të lartë të rasteve, por jemi në sezonin e gripit. Ne kemi izoluar raste me grip, të cilët i përkasin virusit AH1N1, ish-virusi pandemik, i cili tashmë është kthyer në një virus sezonal”, tha Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në ISHP.
Virusi AH1N1 shfaq simptoma të njëjta me viruset e tjera, si dhimbje koke, dhimbje muskulare të forta, kollë të thatë, etj.. Ekspertët e ISHP-së janë duke shqyrtuar format e shfaqjes së këtij virusi në popullatë, pasi me kalimin e kohës, viruset pësojnë mutacione dhe japin komplikacione te njerëzit.
“Viruset e gripit janë shumë hileqarë dhe pësojnë mutacione të ndryshme, ndaj është shumë e rëndësishme që të kryhet vaksinimi ndaj gripit. Ky vaksinim kryhet në çdo kohë, gjatë të gjithë periudhës së gripit dhe krijon imunitetin e duhur, apo bën që personi, edhe nëqoftëse infektohet nga gripi, të mos kalojë forma të rënda të tij”, tha më tej Silva Bino.
Personat që kanë sëmundje kronike – si diabet, probleme pulmonare, apo janë obezë, – janë të prirur të shfaqin komplikacione nëse preken nga virusi i gripit. Ndaj, sipas ekspertëve, ata duhet të rendin të bëjnë vaksinën e gripit.
Aktualisht janë vetëm 4 raste të konfirmuara në Laboratorin e ISHP-së, ndërkohë që mund të ketë raste të tjera, të cilat trajtohen në shtëpi dhe nuk janë paraqitur te mjeku.
Burimi: Top Channel
/F.Kordalli/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *