VIP-at deklarojnë votën

VIP-at deklarojnë votën

Artistët Shqiptarë si asnjëherë më parë përfshihen nga vala politike. Gjatë ditës së djeshme, VIP-at Shqiptarë kanë preferuar të flasin me gjuhën e numrave, përfaqësues të partive politike. Zakonisht pjesa më e madhe e tyre  zgjedhin të mos përlyhen, por  të tjerë e kanë deklaruar atë. Sipas gazetës Panorama, shumë prej VIP-ve ditën e djeshme

Artistët Shqiptarë si asnjëherë më parë përfshihen nga vala politike. Gjatë ditës së djeshme, VIP-at Shqiptarë kanë preferuar të flasin me gjuhën e numrave, përfaqësues të partive politike.

Zakonisht pjesa më e madhe e tyre  zgjedhin të mos përlyhen, por  të tjerë e kanë deklaruar atë. Sipas gazetës Panorama, shumë prej VIP-ve ditën e djeshme e kanë cilësuar si vendimtare për të ardhmen e tyre.

Agron Llakaj, moderator i “Al Pazar”, u shpreh se: “Unë votoj gjithmonë, sepse votën e quaj institucion të shenjtë. Sot ishte dita e votimit dhe impenjimet e tjera janë të papërfillshme përpara këtij akti. Kështu që lashë gjithçka sot e votova për Shqipërinë europiane, edhe për Rilindje edhe për Përpara, ose më saktë kam votuar me logjikën e asaj që transmetoj çdo të shtunë në “Al Pazar”.

Natyrisht që nuk e ka neglizhuar këtë ditë sot moderatori i “Portokallisë”, Salsano Rrapi, i cili ka pohuar se ka lënë çdo angazhim tjetër për të votuar. Gjithashtu regjisori dhe drejtuesi i “Pop Channel”, Ardit Roshi, pohoi: “Sigurisht që votova! Është detyrë qytetare për të gjithë, të njohur ose jo”.

Ndër VIP-at të cilët votuan Rilindjen janë: Alban Skënderaj, Miriam Cani, Rezarta Shkurta, Inida Gjata, Zhaku, Klevis Bega (Kastro Zizo) dhe Klajdi Musabelliu etj.

Ndërsa Shkëndije Mujaj, Dr. Flori, Arkimed Lushaj, “Stresi”, Noizy i shtohen listës së PD-së.  Njëkohësisht këtyre emrave u bashkëngjiten Rosela Gjylbegu, Greta Koçi, Çiljeta, Ermal Mamaqi, Soni Malaj, Elvana Gjata, Vedat Ademi, Eni Koçi, Renis Gjoka të cilët janë publikuar më parë në radhët e PD-së.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar