VINI RE! –Pse foshnja në duart e lypseve është gjithmonë në gjumë?

Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve. Në historine e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një bos i tyre. Bosi merr pjesën më të madhe të “fitimit”

Një gazetare boshnjake ka bërë një zbulim tronditës i cili duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve.

Në historine e saj për revistën boshnjake Magazin, gazetarja tregon se si e ka ndjekur organizimin e bandës së lypsarëve, të cilët “mbrohen” dhe kontrollohen nga një bos i tyre.

Bosi merr pjesën më të madhe të “fitimit” ditor, përderisa lypset marrin ndonjë shishe vodka, viski ose ndonjë sandviç apo qofte zgare.

Keni vërejtur se shumica e lypëseve femra mbajnë në dorë një foshnjë të cilën s’e keni dëgjuar asnjëherë të qajë apo të bëjë zë.

Gjithmonë është në gjumë. Foshnjat që mbajnë lypset në dorë, nuk janë fëmijë biologjikë të tyre, por janë zakonisht bebe të vjedhura nga spitalet, nga jetimoret, por edhe nga familje të ndryshme.

Shkaku pse ato foshnja flenë gjatë gjithë ditës është se atyre ju jepet një sasi vodka (alkool) për t’i mbajtur në gjumë.

Foshnjat nuk janë në gjëndje të përballojnë një shok të atillë dhe ato flejne gjatë “orarit të punës”, por lypset megjithatë vazhdojnë punën edhe me foshnjën gjysem te vdekur në krahë.

Kur të shihni një lypse me foshnjë në dorë rrugëve të qytetit, vini re nëse foshnja fle apo është e zgjuar, përpara se t’i jepni dicka!

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar