Villa, këshilla kundër Barças

Villa, këshilla kundër Barças

Ish- lojtari i Barcelonës David Villa, ka dhënë këshillat e tij të fundit për bashkëlojtarët e skuadrës së re të Atletiko Madridit, duke thënë se Barcelona është më e dobët kur nuk zotëron topin. Skuadra kryeqytetase e Atleticos, të mërkurën do të përballet me Barcelonën në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës. Villa, që

Ish- lojtari i Barcelonës David Villa, ka dhënë këshillat e tij të fundit për bashkëlojtarët e skuadrës së re të Atletiko Madridit, duke thënë se Barcelona është më e dobët kur nuk zotëron topin.

Skuadra kryeqytetase e Atleticos, të mërkurën do të përballet me Barcelonën në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës. Villa, që këtë verë kaloi nga Camp Nou në Vicente Calderon, shpreson të fitojë ndaj ish-skuadrës së tij.

Në fjalën e tij ai tha: “Atletico do të ketë shumë shanse për të fituar, por që të ndodhë kjo gjithçka duet të jetë e përkryer. Ne nuk mund të gabojmë, duhet të luajmë mirë në mbrojtje, të përpiqemi ta mbajmë topin sa më gjatë që mundemi, pasi e dimë se Barca vuan kur e humb topin  dhe pastaj ne mund t’i shfrytëzojmë mundësitë tona në sulm. Nëse kërkoni favorit, është Barcelona. Ne duhet të luftojmë kundër kësaj. Kur ndeshja fillon, ne të gjithë kemi të njëjtat shanse për të fituar”.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar