Villa: Do të festoj kundër Barças

Villa: Do të festoj kundër Barças

Ish lojtari i Barcelonës, tashmë sulmues i Atletiko Madridit, David Villa është shprehur se nëse do të shënojë gol kundër ish skuadrës së tij, në Superkupën e Spanjës do ta festojë golin e tij. “Shpresoj t’i ndihmoj skuadrës. Gjithmonë i kam festuar golat e mi. Megjithatë, bollëku i festimit dallon kur luan ndaj një kundërshtari

Ish lojtari i Barcelonës, tashmë sulmues i Atletiko Madridit, David Villa është shprehur se nëse do të shënojë gol kundër ish skuadrës së tij, në Superkupën e Spanjës do ta festojë golin e tij.

“Shpresoj t’i ndihmoj skuadrës. Gjithmonë i kam festuar golat e mi. Megjithatë, bollëku i festimit dallon kur luan ndaj një kundërshtari që e do”, u ka thënë spanjolli gazetarëve.

Tashmë i larguar nga Barcelona, kampioni i La Ligas, Villa, është i gatshëm të luajë në ndeshjen kundër Barcelonës ditën e mërkurë. Ai ndër të tjera tha se në fushë do të lërë mënjanë miqësinë me shokët e ish-skuadrës së tij.

Kështu u shpreh 31 vjeçari Villa: “Kam shumë miq dhe shumë kujtime nga tre vitet e mia atje. Mirëpo, kur ta fillojmë ndeshjen, ata janë rivalët e mi”.

 

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar